hije nd errdsird

Dhimitri-Polena, Juliana · Authorhouse

Ver Precio
Envío a todo Chile

Reseña del libro

"Hije në errësirë" është një nga librat më të mirë poetikë. Nën këtë vëllim gjenden mes rreshtash pjesë shpirti, pjesë mendimi, gjenden bashkë lumturia dhe trishtimi, dashuria dhe urrejtja. Ashtu sic mund të fshihet brenda hijes së errësirës një aspekt I errët por edhe drita që e shkakton atë, ashtu dhe në këto poezi në cdo cep ka një nënkuptim. Në vargjet e këtij libri cdokush gjen vetveten, tundimin, stinët e ngjyrat, cdo aspect frymëzues në këtë botë magjike. Ka një magji në këto poezi, një magji që nuk shterron kurrë. Kjo magji quhet frymëzim. "Hije në errësirë" është titulli që I përshtatet këtij libri, pasi në cdo poezi ka një hije që vjen si fantazmë e urtësisë, e së vërtetës dhe ndjenjës njerëzore. Cdo gjë në këtë botë, ajri që thithim, dielli që na sjell ngrohtësinë dhe na ndricon, dora jonë, mishi dhe gjaku, ekzistenca jonë, por edhe mosqënia është një furnizues frymëzimi. Ky është libri I cdo ndjenje, cdo gjëje, cdo qënieje. Kjo është poezia e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Prandaj është "Hije në Errësirë", një libër poetik mbresëlënës me haike, me varg modern, me rimë, që e bën atë të përshtatshëm për shijet e cdo lexuesi. Ky është mëngjesi, dritëhëna, dita dhe nata e dashamirësit të librit dhe poezisë.

Opiniones del Libro

Opiniones sobre Buscalibre

Ver más opiniones de clientes